• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Deputeti ukrainas: Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
23 April 2024
në KRYESORE
0 0
0
Deputeti ukrainas: Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Goncharenko, ju lobuat për një votë pozitive për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komiteti i Ministrave në maj. A mendoni se do të kalojë?

Oleksiy Goncharenko:Mendoj se po. Vota në Asamblenë Parlamentare ishte historike dhe tani duhet ta përfundojmë këtë punë. Mendoj se Komiteti i Ministrave do ta ftojë zyrtarisht Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit vendeve që nuk janë ende të sigurta për mbështetjen e Kosovës?

Oleksiy Goncharenko:Kosova e meriton këtë, Kosova i përket botës së lirë. Asaj i duhet ndihma jonë për zhvillimin e vlerave si vend i ri, si demokraci e re. Asaj i duhet ekspertiza e Këshillit të Evropës. Kjo nuk ka të bëjë me debatet politike, ka të bëjë me dy milionë njerëz, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e organizatës më të madhe në botë, e cila lufton për të drejta të njeriut, sundim të ligjit, demokraci – për vlerat thelbësore për të gjithë ne.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se, në javët në vazhdim, mund të dalin kushte të reja për Kosovën?

Oleksiy Goncharenko:Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Komitetin e Ministrave. Nuk është fusha ime e përgjegjësisë. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe vendimi ynë është i qartë: Ne i bëjmë thirrje Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën.

Radio Evropa e Lirë:Por, disa deputetë e kanë përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta formojë Kosova. A mendoni se ai mund të bëhet pengesë?

Oleksiy Goncharenko:Shpresoj të mos bëhet pengesë.

Radio Evropa e Lirë:Si mund të sigurohet Kosova që të mos e humbasë mundësinë e saj në maj?

Oleksiy Goncharenko:Autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj këtyre vlerave themelore, demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit – kjo është më e rëndësishmja.

Dhe, pasi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka shumë punë për të bërë, të zbatojë e të miratojë konventa, të cilat janë thelbësore për organizatën tonë.

Radio Evropa e Lirë:Ju keni deklaruar hapur se synimet e Serbisë në Kosovë janë të ngjashme me synimet e Rusisë në Ukrainë. A mund ta shtjelloni më shumë këtë?

Oleksiy Goncharenko: Fatkeqësisht, shoh se në Serbi ka 2 trende. Njëri ka të bëjë me ndërtimin e një vendi demokratik, të cilin e mbështes plotësisht, dhe tjetri ka të bëjë me rindërtimin e perandorisë serbe. Dhe, e kam thënë hapur se epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund.

Të gjitha këto ndjenja revanshiste dhe imperialiste që një pjesë e politikanëve serbë po përpiqen t’i promovojnë në Serbi, t’i forcojnë në Serbi, janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vetë Serbisë.

Andaj, Serbia duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të jetë më perandori. Duhet të jetë një vend normal dhe demokratik. Në këtë mënyrë, do të ishte pjesë e botës së lirë. Në mënyrë tjetër, do të vazhdojë të jetojë në varfëri, në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Si duhet të parandalohen këto përpjekje, sipas jush?

Oleksiy Goncharenko: Nuk jam në pozicion për të thënë se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia, por, personalisht, besoj se nuk mund të ketë zona gri në Evropë. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni lobuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. A ka ndonjë përparim në këtë drejtim?

Oleksiy Goncharenko: Jo, nuk ka ndonjë përparim sa i përket kësaj çështjeje, për momentin, por arsyeja është e qartë. Ukraina është në një pozitë shumë të vështirë dhe, me gjithë respektin për Kosovën, ajo nuk është çështja kryesore për Ukrainën tani.

Tags: Oleksiy GoncharenkoSerbiaUkraina
Postimi i mëparshëm

Biserko: Ndërkombëtaret kanë humbur besimin në Vuçiqin pas sulmit në Banjskë

Postimi tjetër

Haradinaj: Vuçiq është mëse i interesuar për të mbajtur Kurtin në pushtet

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Shpresojmë që pas Suedisë ta ketë radhën Kosova për t’u bërë pjesë e NATO-s

Haradinaj: Vuçiq është mëse i interesuar për të mbajtur Kurtin në pushtet

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu