• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 23 prill ndër vite?!

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
23 April 2024
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 10 Mars ndër vite?
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

23 prill 2014 – Ngjarjet me te rendesishme historike te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 23 prill:

34– Jezu Krishti kryqëzohet, sipas Isak Njutonit. Më 1733, Njutoni bëri përllogaritjen e kësaj date duke filluar nga pagëzimi i Krishtit në vitin 29 që ndodhi gjatë vitit të 15- të Cezar Tiberit (Luka 3:1, 21). Shkencëtari pastaj përdori dëshmi për pesë pashkë hebraike që kishin ndodhur që prej vitit 29, për të mbërritur matematikisht në vitin 34 të kryqëzimit.

1154– Damasku i kontrolluar nga kryqtarët e krishterë pushtohet nga sulltan Nuredin Alepo – pastaj ai u nis për të pushtuar Egjiptin, me synimin për bashkimin e shteteve myslimane. Por Egjipti qeverisej nga Saladini dhe ky nuk donte të ishte nën autoritetin e Nuredinit. Madje për këtë arsye, Saladini nuk mori pjesë as në fushatat e udhëhequra nga Nuredini kundër Jeruzalemit në vitet 1171 dhe 1173. Saladini besonte se mbretëria e kryqtarëve do të vepronte si një shtet ndarës midis Egjiptit dhe Sirisë, duke shmangur përplasjen a konfliktet midis tyre. Sulltan Nurdin Alepo e kuptoi se kishte krijuar një kundërshtar të rrezikshëm, dhe të dy princat u përgatitën ushtarakisht për atë që dukej luftë e pashmangshme. Por papritur, Nuredini u sëmurë dhe vdiq në moshën 59 vjeçare, më 15 maj 1174, në kështjellën e Damaskut.

1616– Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg – kjo është e dokumentuar. Por dita e saktë e lindjes së tij nuk dihet. Në regjistrin e kishës në Stratford thuhet se Shekspriri u pagëzua më 26 prill 1564. Biografët mendojne se pagëzimi zakonisht kryhet 3 ditë pas lindjes – dhe arrijnë ne përfundimin se shkrimtari i madh ka shumë të ngjarë të ketë lindur gjithashtu më 23 prill (1564). Ati i Uilliamit, John Shekspir, ishte tregtar i suksesshëm, por më pas u ndesh me vështirësi financiare dhe u varfërua. Pak dihet për rininë e Shekspirit – disa thonë se ai iku nga Stantford-mbi-Avon pas disa problemeve me ligjin. Por është fakt çka thotë Ben Xhonson se “Shekspiri dinte pak latinisht, më pak greqisht, por njihte mirë komeditë romake, historinë e lashtë dhe mitologjinë klasike”. Në vitin 1592, Shekspiri shfaqet në Londër si dramaturg i suksesshëm. Ai u kthye në Stratford më 1613, ku jetoi rehatshëm, megjithëse kurrë nuk u shqua për pasuri

1867– Mbretëresha e Anglisë, Viktoria dhe Perandori i Francës, Napoleon III hedhin poshtë planet për ndërtimin e një tuneli nënujor nëpër Kanalin La Mansh ose Anglez, varet se cilën palë pyet. Idea për një lidhje të tillë ishte shfaqur që në fillim të vitit 1802, por nuk u pranua nga britanikët duke thënë se një tunel i tillë mund të kompromentonte sigurinë kombëtare. Projekti përfundimtar i suksesshëm filloi në vitin 1988 dhe tuneli u përurua në vitin 1994.

1904– Krijohet Akademia Amerikane e Arteve dhe Letrave.

1920– Nacionalistët turq zhvillojnë mbledhje tyre të parë parlamentare – Asambleja e Madhe Kombëtare – ata denoncojnë qeverinë e sulltan Ahmetit VI, miratojnë një kushtetutë të përkohshme, dhe zgjedhin Qemal Ataturkun si president të Turqisë.

1969– Sirhan Sirhan dënohet me vdekje – më vonë dënimi ndryshon në burgim të përjetshëm – për vrasjen e Robert Kennedit.

1977– Mjeshtër i shahut Vlastimil Hort i Çekoslovakisë luan 201 lojëra në të njëjtën kohë dhe humbet vetëm 10 prej tyre.

1982– Themelohet Republica de la Conch që shkëput një rajon të Floridës nga Shtetet e Bashkuara. Conch është një mikroshtet në Florida Key, dhe konsiderohet si nxitës i turizmit. Shpallja e republikës u motivua nga vendosja e një postblloku kufitar dhe pikë kontrolli kundër emigrantëvetë paligjshëm. Nga këto pengesae banorët filluan të bezdiseshin, biznesi të dëmtohej dhe turistët të pakësoheshin. Republika Conch (guaskë) feston Ditën e Pavarësisë çdo 23 prill. Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, hetuesit e FBI-së dyshuan se rrëmbyesi Mohamed Atta ndoshta kishte blerë një pasaportë të Republikës së Konças nga faqja e internetit të këtij mikroshteti. Konça quhet ndryshe edhe “Sovran State of Mind”, që “kërkon të sjellë në këtë botë të vrazhdë më shumë humor, ngrohtësi mirëkuptim dhe respekt”.

1992– Në Kinë hapet restoranti i parë McDonalds i ushqimeve të shpejta. Koncepti i restorantit me ushqime të tilla, të shpejta e të lira (për njerëzit që nuk kanë shumë kohë, dhe për ata që nuk kanë shumë para) u paraqit në San Bernardino, Kaliforni, më 1948, nga vëllezërit Richard dhe Maurice McDonald, të cilët kur panë se restoranti pati sukses, krijuan korporatën McDonalds. Në janar 2012, kjo kompani njoftoi 27 miliardë fitime nga 2400 restorantet e saj në 119 vende të botës, dhe se numëri i tyre do të shtohej me 1300 restorante të tjera.

Tags: AngliaFrancaTurqia
Postimi i mëparshëm

E martë me vranësira dhe reshje shiu në Kosovë

Postimi tjetër

Përgatitja e Tavës me Patëllxhanë dhe Djathë

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 15 qershor ndër vite?

15 June 2025
Postimi tjetër
Përgatitja e Tavës me Patëllxhanë dhe Djathë

Përgatitja e Tavës me Patëllxhanë dhe Djathë

Lajmet e fundit

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu