Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar në 300-vjetorin e lindjes filozofin e madh gjerman, Immanuel Kant, përcjell InLajmi.
Kurti tha se ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm
Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm.Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia./InLajmi/