Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në kryesi të Kuvendit të Kosovës, ka propozuar që Kuvendi në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njejtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai tha se Duke mos qenë anëtare e OKB-së ku do të ishim përkrahës të natyrshëm të kësaj rezolute, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Hoxhaj tha se është e domosdoshme ballafaqimi me të kaluarën e cila duhet të ndëshkohet.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Kryesi të Kuvendit të Kosovës, kam propozuar që Kuvendi ne ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njejtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës.
Duke mos qenë anëtare e OKB-së ku do të ishim përkrahës të natyrshëm të kësaj rezolute, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Ballafaqimi me të kaluarën është më se i nevojshëm dhe politika gjenocidale dhe serbomadhe e Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Kroaciaë, duhet të ndëshkohet dhe përkujtohet, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon./InLajmi/