• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Erdogan shkon në Irak, temë diskutimi separatistët kurdë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 April 2024
në Bota
0 0
0
Erdogan shkon në Irak, temë diskutimi separatistët kurdë
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Irak të hënën për vizitën e tij të parë zyrtare në më shumë se një dekadë. Turqia kërkon bashkëpunim më të madh me Bagdadin në lidhje me luftën kundër një grupi militant kurd që ka një bazë në pjesën veriore të Irakut.

Midis 2 vendeve ka edhe çështje të tjera të mëdha duke përfshirë çështjet e furnizimit me ujë dhe eksportet e naftës dhe gazit nga pjesa veriore e Irakut në Turqi, të cilat janë ndalur për më shumë se një vit.

Vizita e fundit e Presidentit Erdogan në Irak ishte në vitin 2011, kur ai ishte kryeministër i Turqisë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassem al-Awadi, përmes një deklarate, ndër të tjera tha se vizita e zotit Erdogan do të jetë një “pikënisje e rëndësishme në marrëdhëniet irako-turke” dhe do të përfshijë nënshkrimin e një marrëveshjeje për një “qasje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë” dhe një “marrëveshje strategjike mbi çështjen e furnizimit me ujë”.

Presidenti Erdogan ka thënë se vendi i tij planifikon të nisë një operacion të madh ushtarak kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Fjala është për një lëvizje separatiste kurde aktiviteti i të cilës është i ndaluar në Turqi. Presidenti Erdogan gjithashtu ka paralajmëruar operacione në Irak, gjatë verës, me synimin për të çrrënjosur “përgjithmonë” kërcënimin që paraqet lëvizja PKK.

Turqia ka kryer ofensiva të shumta tokësore kundër grupit në pjesën veriore të Irakut në të kaluarën, ndërsa avionët turq shpesh sulmojnë objektiva të dyshuara të PKK-së në rajon.

Ankaraja tani synon të krijojë një korridor sigurie nga 30 deri në 40 kilometra përgjatë kufirit të përbashkët me Irakun, u tha gazetarëve muajin e kaluar ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler.

Grupi PKK lufton për një shtet autonom kurd në Turqinë juglindore dhe këto përpjekje deri më tani kanë marrë dhjetëra mijëra jetë gjatë viteve 1980. PKK është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Bagdadi është ankuar në të kaluarën se operacionet turke kundër PKK-së shkelin sovranitetin e saj, por duket se po i afrohet qëndrimit të Ankarasë.

Në mars, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Irakut dhe Turqisë, Bagdadi njoftoi se Këshilli irakian i Sigurisë Kombëtare, kishte lëshuar një ndalim për PKK-në, megjithëse nuk e cilësoi atë si një organizatë terroriste.

Të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se grupi përfaqëson një “kërcënim të sigurisë si për Turqinë ashtu edhe për Irakun” dhe se prania e tij në territorin irakian ishte një “shkelje e Kushtetutës së Irakut”.

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani u tha gazetarëve gjatë një vizite në Uashington javën e kaluar se Iraku dhe Turqia kanë “interesa të dhe projekte të përbashkëta”. Ai vuri në dukje se PKK-ja ka pasur prej kohësh një prani në Irakun e veriut, “por ne nuk do të lejojmë asnjë grup të armatosur në territorin irakian që ta përdorin Irakun si pikënisje për sulme”.

Ankaraja ka argumentuar se prania e bazave të PKK-së përbën një kërcënim për ndërtimin e planifikuar të një rruge kryesore tregtare. Fjala është për Rrugën e Zhvillimit të Irakut, që do të lidhë portin e Grand Fawit në Basra, në pjesën jugore të Irakut me Turqinë dhe Evropën përmes një rrjeti hekurudhor dhe autostradave.

Bagdadi mund të veprojë ndaj PKK-së siç ka vepruar ndaj grupeve disidente kurde iraniane me bazë në Irakun verior.

Prania e disidentëve iranianë ishte bërë një pikë tensioni me Teheranin, i cili në mënyrë periodike ka kryer sulme ajrore mbi bazat e tyre në Irak. Verën e kaluar, Irani dhe Iraku arritën një marrëveshje për të çarmatosur grupet disidente dhe për të zhvendosur anëtarët e tyre nga bazat ushtarake në kampet e zhvendosjes.

Bisedimet midis Presidentit Erdogan dhe zyrtarëve irakianë pritet të përqëndrohen gjithashtu në bashkëpunimin energjetik si dhe rifillimin e dërgimit të naftës për në Turqi.

Një tubacion që shkon nga rajoni gjysmëautonom kurd për në Turqi është mbyllur nga marsi i vitit 2023, pasi një vendim i gjykatës së arbitrazhit urdhëroi Ankaranë t’i paguante Irakut 1.5 miliardë dollarë për eksportet e naftës që anashkaloi qeverinë qendrore irakiane. Ndarja e të ardhurave nga nafta dhe gazi ka qenë prej kohësh një çështje që ka nxitur tensione midis Bagdadit dhe autoriteteve kurde në Irbil.

Çështjet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë ka të ngjarë të jenë gjithashtu një çështje kyçe në diskutimet Turqi-Irak.

Lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët sigurojnë pjesën më të madhe të ujit të freskët të Irakut, e kanë origjinën në Turqi. Në vitet e fundit, zyrtarët irakianë janë ankuar se digat e instaluara nga Turqia po reduktojnë furnizimin me ujë të Irakut. Ekspertët kanë frikë se ndryshimi i mjedisit ka të ngjarë të përkeqësojë furnizimin edhe ashtu problematik të ujit në Irak, me pasoja potencialisht shkatërruese, shkruan VOA.

Mustafa Hassan, një banor i Bagdadit tha se ai shpreson që vizita e zotit Erdogan “të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që lidhen me ujin, sepse Iraku po vuan nga një krizë e mungesës së ujit dhe kjo ndikon në bujqësi”.

Tags: IrakuRecep Tayip ErdoganTurqiaVizitë
Postimi i mëparshëm

Në SHBA, fillojnë punimet për ndërtimin e një linje hekurudhore për trena të shpejtësisë së lartë

Postimi tjetër

Vdes shoferi i veturës pasi goditet nga një kamion në Lipjan

Të ngjajshme Postime

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi
Bota

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025
“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi
Bota

“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi

22 July 2025
Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin
Bota

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

21 July 2025
Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri
Bota

Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

21 July 2025
Postimi tjetër
Vdes shoferi i veturës pasi goditet nga një kamion në Lipjan

Vdes shoferi i veturës pasi goditet nga një kamion në Lipjan

Lajmet e fundit

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu