Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se të dielën do të varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri, përcjell InLajmi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, në emër të institucioneve komunale i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komandantit, Gani Imeri, dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri, ceremonia mortore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, thuhet në njoftim.
Poashtu do mbahen edhe homazhe në Ora: 12:00– 13:30, vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri, Mbledhje komemorative: Ora: 13:30, vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri.
Ndërsa Ceremonia e varrimit, Ora:15:00, vendi: Varrezat e fshatit në Dumnicë të Epërme
Njoftimi i plotë i komunës së Vushtrrisë:
ORGANIZIMI I CEREMONISË SË VARRIMIT TË EPRORIT TË LARTË TË UÇK-së, KOMANDANT GANI IMERI
Me dhimbje të thellë, njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë për vdekjen e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Gani Imeri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, në emër të institucioneve komunale i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komandantit, Gani Imeri, dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri, ceremonia mortore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi.
Homazhe:
Ora: 12:00– 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri
Mbledhje komemorative:
Ora: 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri
Ceremonia e varrimit
Ora:15:00
Vendi: Varrezat e fshatit në Dumnicë të Epërme./InLajmi/

















