Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se dalja e ultë e qytetarëve në votimin për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat në veri, duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë dhe Kosovën, përcjell InLajmi.
Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet, theksoi ai.
Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!, përfundoi Haziri.
Postimi i plotë i tij:
Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.
Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.
Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.
Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!/InLajmi/