Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje Giovanni Pietro Barbano, tha se ky mision po e monitoron situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
Barbano tha se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i po koordinon situatën në vendvotimet në veri.
Vlen të cekët se dalja në votime është e ulët.
Postimi i plotë i tij:
Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve./InLajmi/