Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është duke përcjellur nga afër procesin e votimit në 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga zyrja e Szunyog.
Vëzhgimi diplomatik përfshin 17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, synon të fitojë njohuri mbi procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave.
Njoftimi i plotë i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë:
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot qendrat e votimit në Bërnjak dhe në Çabër, fshatra të komunës së Zubin Potokut, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të organizuar nga BE-ja në Kosovë. Vëzhgimi diplomatik përfshin 17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, synon të fitojë njohuri mbi procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave./InLajmi/