Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë 80.000 euro, një pyll që kap vlerën e 10.000 eurove, truall 20.000 euro dhe një arë me vlerë 15.000 euro.
Gërvalla po ashtu ka deklaruar se ka aksione në 3 biznese. Në “Albingua” ajo ka 100% të aksioneve në vlerë të 500 eurove.
Ajo është bashkëpronare në“Live is Live”, ku ka 25% të aksioneve, si dhe bashkëpronare në “Promicle”, ku ka 33% të aksioneve.
Para të gatshme ka deklaruar se ka rreth 2.200 euro.
Ajo ka deklaruar se merr pagë vjetore si ministre rreth 17.800 euro dhe ka marrë mëditje 14.400 euro shkruan Insajderi.
Një veturë me vlerë rreth 7.000 euro, dhe 2 vetura tjera në pronësi të bashkëshortit dhe fëmijëve.