Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Serbia nuk i ka lejuar kosovarët të kalojnë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë si reagim i dëshpëruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo çmenduri duhet të ndalet tani.
Postimi i plotë i tij:
Në një reagim të dëshpëruar kundër arritjes së Kosovës në anëtarësimin në KiE, Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare.Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar.Kjo çmenduri duhet të ndalet tani./InLajmi/