Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare, përcjell InLajmi.
Cramon tha se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit.
Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë, tha ajo.
Postimi i plotë i saj:
Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë./InLajmi/