Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se Serbia tashmë ka filluar me “masa represioni ndaj shqiptarëve”, pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi.
Kamberi tha se kosovarët të cilët po ndalen në kufirin Kroaci-Serbi duke u mbajtur me orë po maltretohen.
Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE, shtoi ai.
Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve, theksoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Të rinjë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë. Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE. Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve./InLajmi/