Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin “për” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, shkruan KlanKosova.
“Gjithmonë me Kosovën tonë! E uroj Kosovën për votimin e opinionit pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Rruga drejt forcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë, por me qeveri të pakorruptuar si ajo e Albin Kurtit, bëhet më e lehtë. Urime gjithë shqiptarëve, dhe sukseset mos u ndalshin!”, ka shkruar Taravari në Facebook.