Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar Pro Kosovës që të vazhdoj rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE.
Për këtë votim pozitiv në KiE ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde.
Rohde ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamblenë Parlamentare, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime, shkruan TV Dukagjini.
“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_News: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.