Është vrarë një grua nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi e ka konfirmuar për Tëvë se i dyshuari është arrestuar.
“Dyshohet që bashkëshorti ka vrarë gruan. Në vend të ngjarjes është kryeprokurori e prokurori i rastit. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Nikqi.
Vrasja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 08:15.
“Më orën 08:15, Policia është njoftuar për një incident në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Një gruaja është konstatuar nga ekipi mjekësorë që ka vdekur. I dyshuari është arrestuar dhe gjendet në stacionin policore të Pejës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Driton Rugova.