Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë.
Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet, theksoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet!/InLajmi/