Astronomët kanë zbuluar vrimën e zezë më masive yjore në Rrugën e Qumështit deri më sot.
Vrima e zezë e sapo zbuluar është 33 herë më e madhe se Dielli dhe është 2.000 vite dritë larg, raportoi Sky News.
Një vrimë e zezë yjore ose vrimë e zezë me masë yjore është një vrimë e zezë e formuar nga kolapsi gravitacional i një ylli, dhe ato që janë gjetur deri më tani në Rrugën e Qumështit kanë qenë rreth 10 herë më e madhe se Dielli.
Shkencëtarët nga misioni Gaia i Observatorit Jugor Evropian e vunë re vrimën e zezë pasi një yll u vëzhgua duke u “lëkundur” ndërsa rrotullohej rreth zonës, të quajtur Gaia BH3.
“Askush nuk priste të gjente një vrimë të zezë kaq të madhe afër, e cila nuk është zbuluar deri më tani”, tha Pasquale Panuzzo, një astronom në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Observatorin në Paris.
Sipas tij, një zbulim i tillë ndodh një herë në jetën e një studiuesi, shkruan Euronews.al.

Gaia BH3 është vrima e 2-të e zezë më e afërt me Tokën dhe ndodhet në konstelacionin Shqiponja.