Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka marrë pjesë virtualisht në edicionin e dytë të Forumit për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Ajo gjatë fjalimit ka kujtuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në 1999-n gjatë luftës në Kosovë.
Clinton tha se në rolin e sekretares e pati përcjellë dhe mbështetur progresin e arritur në Kosovë.
“Më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pas kësaj ne bëmë thirrje në NATO që të ndalë këtë spastrim etnik. Si sekretare e Shtetit unë kam përcjell e mbështet progresin që është arritur”, tha ajo.
Clinton tha se gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë agjente të paqes, përcjell Tëvë1.
“Forumet si kjo janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë agjente të paqes. Jam e lumtur që do të punoni me DASH-in për themelimin e qendrës rajonale të ekselencës”, ka thënë Clinton