Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë dritën jeshile të martën në Strasbourg.
Gazetari Kushtrim Sadiku po qëndron në Strasbourg ku po i ndjek nga afër zhvillimet rreth votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton gazeta10.
Ai ka intervistuar përfaqësuesin e Shqipërisë në Këshillin Evropian, Lulzim Basha.
Basha beson që Kosova do të marrë besimin e vendeve anëtare për anëtarësim në KiE.
“Shpresoj nesër do të jetë ditë e madhe për Kosovën”, ka thënë Lulzim Basha.