Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit mbi Izraelin.
Osmani tha se Kosova rreshtohet në mesin e aleatëve.
“Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese”, tha Osmani.
Ajo theksoi se “Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”.
Më herët, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai e quajti “akt të paprecedentë”, sulmin e Iranit mbi Izraelin, shkruan KlanKosova.
Kurti tha se kjo rrezikon destabilizimin e rajonit.