I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në Forumin e Delfit në Greqi, përcjell InLajmi.
Ai tha se ka folur për Pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik te urgjenca strategjike, theksova se është një rrugë dydrejtimëshe.
Lajçak tha se nëse vizioni për një të ardhme evropian është kredibil, të gjtihë kandidatët do të jenë më të motivuar për ta bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas.
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e dytë në Forumin e Delfit, ku fola për ‘Pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik te urgjenca strategjike, theksova se është një rrugë dydrejtimëshe. Nëse vizioni për një të ardhme evropian është kredibil, të gjtihë kandidatët do të jenë më të motivuar për ta bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas./InLajmi/