Mati 1 dhe Taslixhja kanë mbetur pa ujë për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga KRU Prishtina.
Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Kru Prishtina:
Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2.
Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë./InLajmi/