Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Llashticës së Gjilanit në 25-vjetorin e saj, përcjell InLajmi.
Haradian tha se sikur regjionet tjera të Kosovës, edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut.
Në përvjetorin e 25-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999. Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para, theksoi ai.
Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë, përfundoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Sikur regjionet tjera të Kosovës, edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut.
Në përvjetorin e 25-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999. Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para.
Kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje që e bënë kthesen e madhe historike.
Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë!/InLajmi/