Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza ka thënë se në projektligjin për tekste shkollore nuk kanë votuar vetëm nga pozita, por edhe nga opozita.
Sa i përket akuza të opozitës për mashtrim të votave në votim, ajo tha se këto dyshime duhet t’i adresojnë tek mekanizmat e tjerë në Kuvend.
“Unë në merrna me numrin e votave është administrata ajo. Në votimin e këtij projektligji nuk janë qenë vetëm deputet nga mazhoranca, por edhe nga opozita të cilët e kanë votuar këtë projektligj, kryesisht nga LDK. Besojë që hamendësimet apo pikëpyetjet që i kanë deputetet në lidhje me projektligjin duhet që t’i adresojnë tek mekanizmat e tjerë brenda Kuvendit…”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ajo tha se ky është një projektligj shumë i vonuar dhe është dashur shumë më herët që të votohet në Kuvend, derisa shtoi se ata kanë vazhduar punën si Komision.
“Sa i përket çështjes së numërimit të votave dhe vendimeve janë instanca të tjera brenda Kuvendit të cilat i përcaktojnë. Mirëpo në anën tjetër po e njëjta rregullore e përcakton që në momentin që një ligj miratohet ka konstatim nga ana e kryetarit të Kuvendit…atëherë Komisionit funksionale obligohen që të punojnë në atë drejtim. Në rastin konkret për projektligjin për tekste shkollore ne kemi një vendim të seancës i cili pas numërimit të votave nga administrata, thuhet nga kryetari në përputhje me atë vendim dhe me obligimet që na del si Komision ne e kemi vazhduar punën”, tha ajo.
Ndryshe, në votimin që u bë në atë ditë, dyshohet se ky Projektligj kaloi pa i pasur votat e mjaftueshme.