• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 9 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Franca do nxjerrë një ligj të ri për të vendosur rregulla të reja ndaj kompanive që prodhojnë Fast Fashion

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
11 April 2024
në Bota
0 0
0
Franca do nxjerrë një ligj të ri për të vendosur rregulla të reja ndaj kompanive që prodhojnë Fast Fashion
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur rregulla të reja ndaj kompanive që prodhojnë modë të konsumit të shpejtë, Fast Fashion, megjithëse të tjerë do të preferonin përdorimin e një metode tjetër.

Ligji i ri për modën e shpejtë në Francë u votua me unanimitet të plotë në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke krijuar një konsensus që ndodh rrallë në Asamblenë Kombëtare, ku qeveria nuk ka shumicën absolute dhe përballet shpesh me opozitë kokëfortë. Por unanimiteti në votim nuk do të thotë që të gjithë francezët e mirëpritën metodën e përdorur nga qeveria. Rregullat e reja do të prekin kompanitë që prodhojnë një numër të caktuar prodhimesh në ditë.

Qeveria ka vënë në shënjestër gjigandët e modës së shpejtë si për shembull prodhuesin Shein dhe platformën online Temu, të 2 kompani me bazë në Kinë. Kompanitë e tilla do të duhet të publikojnë në faqet e tyre të internetit mesazhe të qarta lidhur me ndikimin e prodhimeve të tyre ndaj mjedisit dhe duhet të inkurajojnë klientët të riciklojnë produktet, përndryshe do të përballen me gjoba që arrijnë në mbi 15.000 euro 16.160 dollarë.

Një sistem i ri me pikë ekologjike do të bëjë vlerësimin e kompanive të modës. Ato kompani që vlerësohen keq do të duhet të paguajnë një gjobë fillestare prej 5 eurosh dhe më vonë, pas 2030, prej 10 eurosh rreth 11 dollarë për çdo produkt.

Qeveria ka thënë, se do të ndalojë reklamat për kompanitë e modës së shpejtë dhe prodhimet e tyre duke filluar që në vitin 2025. Moszbatimi i këtij ligji do të shoqërohet me dënime me vlerë mbi 100.000 euro. Ligji duhet të aprovohet edhe nga Senati në Francë para se të hyjë në fuqi muajt e ardhshëm.

‘Ne fituam një betejë kulturore’

Sidoqoftë, projektligji është „lajm shumë i mirë” për Julia Faure, dezinjatore mode dhe presidente e grupit En Mode Climat, në të cilin bëjnë pjesë gati 600 kompani që prodhojnë modë me rrugët e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ne kemi fituar një betejë kulturore, sepse moda e shpejtë është një problem ambienti, problem social dhe problem kulturor që si një kolos i jep fshesën çdo gjëje tjetër të tregut përveç sektorit të luksit,” i tha ajo Deutsche Welles.

Faure mendon, se qeveria është duke lëshuar sinjalet e duhura duke i dhënë pikë ekologjike plus modës me prodhime pambuku dhe të prodhuar në nivel lokal, ndërkohë që produktet e prodhuara në distanca shumë të largëta dhe me copëra sintetike vlerësohen si të këqija. “Dhe tani ne duhet të jemi vigjilentë dhe të sigurohemi që kufiri me të cilin do të vlerësohen kompanitë e modës së shpejtë të mos vendoset shumë lartë,” shton ajo.

Por Philippe Moati mendon se kufiri nuk duhet vendosur as shumë ulët. Ai është profesor ekonomie në Paris Cite University dhe themelues i kompanisë ObSoCo, kompani me bazë në Paris, që merret me analiza të tregut.

Moda shumë e shpejtë 3% e tregut francez të modës

Dhe Moati nuk është dakord me metodën e përdorur nga qeveria. “Projektligji stigmatizon ata klientë firmash, që sipas një studimi që kemi bërë, janë më pak të sqaruar dhe kanë të ardhura më të ulta. E rëndësishme për ta është të jenë në gjendje të blejnë prodhime mode dhe të ndihen pjesë e shoqërisë”, tha ai..

Ekonomisti Moati vlerëson se ajo që ai e quan „modë shumë të shpejtë” përbën 3% të tregut të modës në Francë, shifra të sakta nuk ka. Moati thotë se biznesi i modës së shpejtë duhet rregulluar me ligje të ashpra, por me metodat ekzistuese. “Qeveria duhet të zbatojë ligjet franceze si për shembull atë të garancisë dyvjeçare për produktet e modës, ndalimin e shitjeve me çmim që është nën koston e shpenzimeve dhe detyrimin që uljet e çmimeve të llogariten duke përdorur çmime që i referohen realitetit”, thotë ai.

“Përveç kësaj ne duhet të vendosim taksa importi për të gjitha tekstilet e importuara, jo vetëm ato që kushtojnë më shumë se 150 euro, siç ndodh tani,” kërkon ai, duke shtuar se moda shumë e shpejtë ka si karakteristikë që prodhon një seri shumë të vogël produktesh, që do të thotë se praktikisht atyre nuk u mbeten produkte të pashitura. Shein, Temu, Zara dhe H&M ose refuzuan ose nuk i kthyen fare përgjigje kërkesës për intervistë.

Franca mund të ‘hapë rrugën’

Gildas Minvielle, drejtor i Observatorit Ekonomik në shkollën e modës me qendër në Paris, Institut Francais de la Mode, mendon se koha do ta tregojë nëse qasja e qeverisë është e drejtë. “Ky është një territor i pashkelur, ne duhet të provojmë nëse funksionon apo jo,” i tha ai Deutsche Welles. “Sidoqoftë, e rëndësishme është që tu kujtosh konsumatorëve efektin shkatërrues që moda e shpejtë ka mbi ambientin.”

Për të, votimi unanim në parlament tregoi se politikanët francezë e kanë kuptuar se ka ardhur koha për të vepruar. “Projektligji është reagim ndaj krizës së thellë që sektori pret-a-porter [rrobave të stilistëve që shiten me çmimin e konfeksioneve të zakonshme-shënim i redaktorit) ka pasur që nga viti 2022, krizë shoqëruar nga falimentimi i disa firmave,” thotë ai. “Franca, ku moda ndodhet në shtëpinë e vet, mund të hapë tani rrugën. Këto rregulla duhen përhapur në gjithë Europën sepse tregu i modës është treg europian,” thotë ai.

Në Asamblenë Kombëtare pati disa zëra disaprovues, si për shembull nga Antoine Vermorel-Marques, një parlamentar i partisë konservatore Les Republicains, që vjen nga zona e Luarës në Francën qendrore. “Kompanitë e modës në zonën ku banoj unë kanë pas punësuar në vitet 1980-ta rreth 10 mijë vetë, por kjo shifër ra në 2 mijë kur ata e transferuan prodhimin në Azi,” i tha ai Deutsche Welles.

“Vetëm tani së fundi ata kanë filluar të rimarrin punëtorë në punë, me fillimin e tendencës për të blerë më shumë prodhime lokale. Moda e shpejtë ushtron tani presion më të madh për uljen e kostove dhe ne duhet të marrim masa për ta luftuar këtë,” shton ai.

Përveç kësaj, ky politikan nuk i mirëpret të gjithë kapitujt e projektligjit. “Ndalimi i reklamave do ta pengojë tregun dhe jo ta rregullojë. Ne duhet të fokusohemi tani në sistemin me pikët ekologjike që na lejon të kemi parasysh efektet negative të padukshme, sipërshembull a kanë paguar kompanitë për efektet negative mbi ambientin dhe ndikimin social negativ të produkteve të tyre,” thotë ai.

Por Pierre Condamine, zëdhënës i grupit Stop Fast Fashion, Ndalni Modën e Shpejtë, grup që ka në të disa organizata joqeveritare që luftojnë për mbrojtjen e ambientit, mendojnë se rregullat e reja nuk sjellin ndonjë dobi të madhe. “Kufiri i vendosur përcakton se moda e shpejtë duhet mishëruar direkt tek ligji dhe ai duhet vendosur aq poshtë sa që të zerë edhe kompanitë franceze sipërshembull shpërndarësin e mallrave sportive, Decathlon,” i tha ai Deutsche Welles. “Kompanitë duhet të paguajnë minimumin e pagesës nëse marrin pikë negative ekologjike, diçka që deri tani nuk ka qenë përfshirë në plane.”

Ai shton se kompanitë e modës së shpejtë duhet të detyrohen të publikojnë shifrat e shitjeve në Francë.

“Kjo është mënyra e vetme me të cilën ne mund të kuptojmë me çfarë kemi të bëjmë dhe të mundohemi të punojnë për të përmbushur synimet e Marrëveshjes së Parisit për klimën,” thotë ai, duke u kërkuar qytetarëve të Francës të mos blejnë “më shumë se pesë gjëra të modës së re” në vit, siç bëjnë tani që blejnë 50”.

Tags: FrancaKompaniProdhim
Postimi i mëparshëm

39 vite nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa

Postimi tjetër

Haradinaj: Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Të ngjajshme Postime

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez
Bota

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë
Bota

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
Kolumbia në alarm! Plagoset me armë zjarri kandidati për president, Miguel Uribe në gjendje kritike për jetën
Bota

Kolumbia në alarm! Plagoset me armë zjarri kandidati për president, Miguel Uribe në gjendje kritike për jetën

8 June 2025
Trotineti elektrik shkaktoi zjarrin – 4 persona humbën jetën në Francë
Bota

Trotineti elektrik shkaktoi zjarrin – 4 persona humbën jetën në Francë

7 June 2025
Përplasje e ashpër me Elon Musk, Trump po konsideron shitjen e makinës Tesla
Bota

Përplasje e ashpër me Elon Musk, Trump po konsideron shitjen e makinës Tesla

6 June 2025
Ministrat e NATO’s janë dakorduar për një program gjigant armatimi, por gjithçka është sekrete
Bota

Ministrat e NATO’s janë dakorduar për një program gjigant armatimi, por gjithçka është sekrete

6 June 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Haradinaj: Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Lajmet e fundit

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu