Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës, përcjell InLajmi.
Ajo tha se ata na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira, pa kushte duke shtuar se djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë, disa e dhanë edhe jetën.
Çitaku tha se pas 20 vitesh shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë, janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.
Ajo pyeti se çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.
Nënkryetarja e PDK-së tha u shpreh se seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së, e turpshme, e mjerë, e rrezikshme
Postimi i plotë i saj:
Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.
Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.
Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.
2 dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.
E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.
Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.
E turpshme. E mjerë. E rrezikshme. /InLajmi/