Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve.
Pavarësisht se janë miq të mirë, duket se së fundmi ka eskaluar situata mes tyre.
Ata kanë biseduar ditën e sotme në oborr, ku edhe janë sqaruar për këtë pjesë.
Dyshja thonë se nuk kanë për qëllim të sulmojnë dhe se nuk dëshirojnë të arrijnë në finale në këtë mënyrë, shkruan Telegrafi.
“Unë të pyeta në qoftë se ndodh që ne të 2 do të arrijmë brenda finales bashkë, të pyeta do të më sulmoje, nëse do jemi të 2 afër finales unë nuk do të të sulmoj kurrë për të fituar unë. Nuk do të përdorja sulmin, as me ty as me atë gocën”, iu drejtua aktorja, prezantuesit.