Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët që kremtojnë Fitër Bajramin.
Konjufca thekson se kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit,
“Gëzuar Fitër Bajramin! Në frymën e përnaltësimit të shpirtit prej vetëmohimit të gjatë të agjërimit, festojmë Bajramin me urimet më të përzemërta për mbarësi e begati, shëndet e mirësi për të gjithë!”, shkroi Konjufca.
“Kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos nevojtarëve. Kjo ditë vjen me mesazhin se me gatishmërinë për të humbur paksa nga vetja, me durimin në situatat e vështira me të cilat përballemi çdo ditë, shpërblimi është më i madh për gjithsecilin, me një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, shkruan KlanKosova.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, me harmoni në çdo familje, me mirësi në zemrat e secilit!”.