Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Bislimi ka thënë se shpreson që kjo ditë gëzimi të na bashkojë të gjithëve, duke qenë sa më zemërgjerë e solidar me njëri tjetrin, shkruan Teve1.
“Pas një muaji sakrificash të agjërimit, urime dhe me fat festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që kjo ditë gëzimi të na bashkojë të gjithëve, duke qenë sa më zemërgjerë e solidar me njëri tjetrin. Më shumë harmoni dhe begati, në familje e për më të dashurit tuaj”, ka shkruar ai.