• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Tërnava uron besimtarët myslimanë: Gjatë festës së Bajramit, fryma e fqinjësisë zgjerohet

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
9 April 2024
në Kosovë
0 0
0
Tërnava uron besimtarët myslimanë: Gjatë festës së Bajramit, fryma e fqinjësisë zgjerohet
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 30 ditë agjërimi, besimtarët myslimanë do të festojnë të mërkurën e 10 prillit festën e Fitër Bajramit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë për përmbylljen e suksesshme të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit.

Tërnava ka uruar për paqe, mirësi e solidaritet.

“Gjatë festës së Bajramit, fryma e fqinjësisë zgjerohet dhe shtrihet e bëhet sikur tërë shoqëria të jetonte brenda një shtëpie në të cilën arrihet vëllazëria në kuptimin e saj praktik, tiparet dalin në formën e tyre natyrore dhe emocionet dhe prirjet dalin ashtu siç janë. Është një arenë për garë në kërkimin e veprave të mira.

Fitër Bajrami është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar edhe më shumë lidhjet familjare, duke treguar dashurinë, respektin dhe dhembshurinë mes tyre, gjëra këto që forcojnë unitetin ndërmjet familjeve dhe shoqërisë.

Andaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë si është më së miri, të mos zbehim festat tona nga bukuria e tyre fetare e kombëtare, t’ju falim atyre kuptimin shpirtëror edhe më të madh, shkëlqim e dritë vëllazërore. Festa e Fitër Bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme, e cila edhe gjatë ditëve të festave ngrihet në majat më të larta, ku ajo shfaqet kohezive, bashkëpunuese dhe e dhembshur në mes besimtarëve, deri në pikën ku çdo zemër të rrah me dashuri, drejtësi e mëshirë”, ka thënë Tërnava, shkruan Reporteri.

Urimi i plotë i myftiut Tërnava:

Nesër është dita e Bajramit, ditë feste për besimtarët myslimanë në gjithë botën. Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe, andaj edhe është një manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të bekuar Ramazan. Edhe ne në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në familjet tona e në shoqërinë tonë me gëzime e hare, duke u përhapur me një gjuhë falënderuese në mesin e të gjithë besimtarëve.

Sot, në këtë ditë të bekuar të fundit të Ramazanit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, t’ju uroj për këtë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin xh.sh., që të na falë shëndet e mirëqenie.

Falënderimi i takon Zotit, i Cili na ka bekuar me agjërim dhe lutje edhe gjatë këtij muaji Ramazan, duke na bërë të kalojmë këtë muaj në atmosferën e tij sublime shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë.

Të nderuar vëllezër e motra!

Urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve, të cilët falënderojnë Zotin e Madhëruar që ua mundësoi agjërimin, adhurimin, faljen e namazit, dhënien e sadakatul fitrit, leximin e Kuranit dhe obligimet e tjera përgjatë gjithë këtij muaji.

Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh, që e dallojnë nga festat e tjera, bart vlerat shoqërore dhe njerëzore të Islamit, ku zemrat bashkohen në miqësi, prandaj, gëzimi i Bajramit përfshinë çdo shtëpi të besimtarëve, e bekimet e Zotit shtrihen në çdo familje islame.
Zoti xh.sh. në një ajet kuranor thotë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Zotin (në fund të agjërimit) për shkak se ju ka drejtuar në rrugën e drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El Bekare, 185).

Bajrami është ditë falënderimi për Zotin e Madhëruar, ditë gëzimi e hareje për besimtarin, e cila manifestohet me kënaqësi shpirtërore, gëzim e buzëqeshje, që në shpirtrat e besimtarëve përhap humanizëm e dashuri ndërmjet tyre. Është ditë kur forca e të pasurve dhe dobësia e të varfërve takohen në dashuri, mirësi dhe drejtësi, të frymëzuar nga qielli përmes bamirësive të shumta. Në këtë ditë, i lënë mënjanë shqetësimet, ngrihen mbi horizontin e parashikuar nga domethënia e kësaj feste, harrojnë fatkeqësitë dhe hallet, ngase fryma vëllazërore e Bajramit sikur i fshin gjurmët e urrejtjes e të dëshpërimit, sepse kjo festë është një vijë ndarëse e rikuperimit të shpresës për jetë më të mirë.
Bajrami është një ditë që edhe fëmijët i mbush me gëzim, buzëqeshje e argëtim, një ditë për të afërmit që i bashkon ata në drejtësi dhe lidhje, ditë e vizitave dhe përqafimeve të shumta, ditë e lutjeve dhe shpresës, ditë ku bamirësi liron dorën për bamirësi, ditë kur duhen pastruar shpirtrat dhe duhen shtrënguar duart, duke shtuar dhe promovuar vëllazërinë, besnikërinë dhe dashurinë edhe më të fortë ndërmjet vete.

Pra festa e Fitër Bajramit, në kuptimin islam është vetë bukuria, madhështia, plotësimi dhe përsosja, bashkëpunimi e respekti, ndjenja e cila i lidh zemrat ndërmjet vete, shoqërimi i cili e forcon vëllazërinë ndërmjet nesh, ditë që forcon unitetin, ditë që në shikimin tonë figurativ sikur çdo gjë të vyshkur e kthen në gjelbërim nga kënaqësia që kemi për Zotin e Madhërishëm.

Të nderuar vëllezër e motra!

Gjatë festës së Bajramit, fryma e fqinjësisë zgjerohet dhe shtrihet e bëhet sikur tërë shoqëria të jetonte brenda një shtëpie në të cilën arrihet vëllazëria në kuptimin e saj praktik, tiparet dalin në formën e tyre natyrore dhe emocionet dhe prirjet dalin ashtu siç janë. Është një arenë për garë në kërkimin e veprave të mira. Fitër Bajrami është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar edhe më shumë lidhjet familjare, duke treguar dashurinë, respektin dhe dhembshurinë mes tyre, gjëra këto që forcojnë unitetin ndërmjet familjeve dhe shoqërisë.

Andaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë si është më së miri, të mos zbehim festat tona nga bukuria e tyre fetare e kombëtare, t’ju falim atyre kuptimin shpirtëror edhe më të madh, shkëlqim e dritë vëllazërore. Festa e Fitër Bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme, e cila edhe gjatë ditëve të festave ngrihet në majat më të larta, ku ajo shfaqet kohezive, bashkëpunuese dhe e dhembshur në mes besimtarëve, deri në pikën ku çdo zemër të rrah me dashuri, drejtësi e mëshirë.

Të nderuar vëllezër e motra!

Gëzimi dhe lumturia janë të dukshme në fytyrat dhe zemrat e të gjithë besimtarëve gjatë ditëve të Fitër Bajramit, është nder i madh prej Zotit që ua mundësojë të gjithë atyre që agjëruan Ramazanin, adhuruan Zotin xh.sh., u solidarizuan me të varfrit, ndihmuan njerëzit nevojtarë, krijuan harmoni familjare brenda familjes, ruajtën krenarinë për fenë dhe atdheun, kaluan çdo sfidë vetëm për ta kënaqur Krijuesin, ngase në këtë mënyrë zemrat tona janë më afër Zotit dhe do të shpërblehen me begati të shumta prej Zotit të Madhërishëm.

Në fund më lejoni edhe njëherë që të gjithë besimtarëve si në Kosovë, ashtu edhe në mërgatën e largët, kudo që gjenden t’ju uroj këtë festë kaq madhështore dhe ta lus Zotin që të na falë shëndet, siguri dhe mundësi për të bërë edhe më shumë për vatanin tonë.

Tags: Fiter BajramiMyftiu i KosovësNaim Tërnava
Postimi i mëparshëm

Miliona vetë në Meksikë, SHBA, Kanada përjetuan dukurinë e rrallë të eklipsit të Diellit

Postimi tjetër

Kurti kujton Masakrën e Kaçanikut: Sot u mbushën 25 vjet

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Kurti kujton Masakrën e Kaçanikut: Sot u mbushën 25 vjet

Kurti kujton Masakrën e Kaçanikut: Sot u mbushën 25 vjet

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu