Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, e ka pësuar humbjen e 2-të në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2025.
Të martën, “Dardanet” u mposhtën nga Uellsi me rezultat të thellë 6:0.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajziti” në Podujevë.
Uellsianet shënuan 2 gola në pjesën e parë, kurse katër të tjerë në të dytën. Kosova në këtë ndeshje nuk ia doli që të krijojë raste shënimi, përballë një kundërshtari mjaftë të vështirë. Rachel Rowe realizoi golin e parë në minutë e 30-të.
Në fund të pjesës së parë mysafiret shënuan edhe golin e 2-të me Kayleigh Green. Rowe u përkujdes për golin e tretë në minutën e 60-të, për të cilën ishte goli i 2-të në këtë ndeshje.
Kurse Ffion Morgan realizoi golin e 4 në minutën e 62-të. 2 golat e fundit, të 5 dhe të 6 për Uellsin i realizoi Elise Anna Hughes në minutat 85 dhe 93.
Kosova renditet e fundit në Grupin e 4 kualifikuese të Ligës B. Ka 2 humbje në po aq ndeshje. Në duelin e parë kishte pësuar disftatë nga Ukraina 2:0.
Pjesë e grupit është edhe Kroaci. Pas 2 ndeshjeve Kosova nuk e ka shënuar asnjë gol, kurse ka pranuar tetë gola, shkruan Dukagjini.
Në fund të këtij rrethi, tri pozitat e para kalojnë në “play-off”, derisa vendi i fundit bie në Ligën C, për ciklin e ardhshëm kualifikues.