• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 2 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Lansimi i ”KosovaDiplo365”, Kurti: Urë lidhëse për qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe diasporë

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
8 April 2024
në Kosovë
0 0
0
Lansimi i ”KosovaDiplo365”, Kurti: Urë lidhëse për qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe diasporë
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u lansua platforma “KosovaDiplo365”, nismë kjo rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Fondacionit Ipko, përcjell InLajmi.

“KosovaDiplo365 është platforma digjitale që duke shërbyer si një urë lidhëse për qytetarët tanë të cilët jetojnë në Kosovë dhe në diasporë, e çon më tej këtë raport të vendit tonë me botën edhe në mënyrë digjitale”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij hyrëse në përurimin e projektit, i cili, siç tha ai, vendos rrëfimet mbi rrugëtimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj në sferën globale digjitale, thuhet në njoftim.

Duke qenë se prioritet i qeverisjes mbetet krijimi i një mjedisi ku qytetarët tanë kanë mundësi të lidhen me botën, përmes sferave të ndryshme të jetës, “KosovaDiplo365” ofron pikërisht këtë mjedis duke kontribuuar në fuqizimin e diplomacisë qytetare dhe ofrimin e një mundësie për të gjithë për t’u angazhuar në kuadër të këtij rrugëtimi.

“Si Qeveri, ne besojmë fuqishëm në rolin që çdo qytetar mund ta ketë si një diplomat. Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë, dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, historisë dhe mbi të gjitha vlerave të Kosovës”, shtoi më tej kryeministri.

Në vazhdim, ai përmendi personalitete të shoqërisë sonë brenda dhe jashtë vendit nga fusha të ndryshme, përmes të cilëve po formësohet lidhja e Kosovës me botën dhe të cilët kanë marrë thuajse pavetëdijshëm përsipër përgjegjësinë e përfaqësimit dhe promovimit të shtetit tonë, nëpër botë, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

“Shembujt si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që sollën medaljet e arta olimpike; por edhe Donjeta Sadiku që preku piedestalin në arenat ndërkombëtare në sportin e boksit, sportistët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Vedat Muriqi e shumë të tjerë; e matematikanët e rinj të cilët fituan medalje në garat prestigjioze botërore; mandej juristët tanë nga Universiteti i Prishtinës, që dallohen në mesin e juristëve nga universitetet me renome ndërkombëtare; gratë profesioniste nga bota e kinematografisë si: Blerta Basholli, Antoneta Kastrati, Norika Sefa dhe Luana Bajrami, që kanë lënë gjurmë përmes krijimtarive të tyre në botën e filmit; yjet me famë botërore dhe origjinë nga Kosova, si: Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max, që flasin për gjuhën, kulturën dhe jetën e tyre në Kosovë duke promovuar traditat dhe mikpritjen tonë; artistët si Petrit Halilaj, Sislej Xhafa, Flaka Haliti dhe Fadil Berisha; pjesëtarë të komunitetit tonë të diasporës, të cilët përmes artit të tyre bënë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht. E shumë, e shumë bashkatdhetarë të tjerë të shquar, për neve, për botën, të cilët çdo ditë e më tepër, na bëjnë krenar si pjesë e shoqërisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Në këtë lansim ai bëri thirrje që të bashkohemi në këtë platformë, ta shpërndajmë e ta zgjerojmë atë, me qëllim transmetimin e rrëfimeve tona personale e kolektive nëpër botë, të vlerave e të aureolës së dijeve.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se përmes kësaj platforme synojmë që ta forcojmë imazhin e Republikës së Kosovës, duke ndikuar pozitivisht te opinionbërësit jashtë vendit, por edhe pozitivisht te mysafirët potencialë të Kosovës në të ardhmen, thuhet në njoftim.

Të pranishëm për të përuruar këtë platformë ishin zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Ipko, Abetare Gojani, bashkë-ideator i platformës KosovaDiplo365, Kushtrim Xhakli, bursistë të Programit për Diplomaci Qytetare, qytetarë dhe diplomatë të tjerë./InLajmi/

Tags: Albin KurtiDistria KrasniqiMajlinda Kelmendi
Postimi i mëparshëm

Kurti takon deputetin shqiptar në Suedi, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Postimi tjetër

Varhelyi: Serbia ka bërë progres dhe është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat

Të ngjajshme Postime

​FSK ndihmon në trajnimin e ushtarëve ukrainas
Kosovë

​FSK ndihmon në trajnimin e ushtarëve ukrainas

30 October 2025
“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane
Kosovë

“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane

29 October 2025
1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti
Kosovë

1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

28 October 2025
Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në
Kosovë

Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në

28 October 2025
Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit
Kosovë

Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

27 October 2025
Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve – Qeveria e ka bllokuar buxhetin
Kosovë

Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve – Qeveria e ka bllokuar buxhetin

27 October 2025
Postimi tjetër
Varhelyi: Është në interesin e BE-së që të integrojë më shumë anëtare nga fqinjësia

Varhelyi: Serbia ka bërë progres dhe është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat

Lajmet e fundit

Begaj: Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

Begaj: Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

31 October 2025
Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

30 October 2025
Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

30 October 2025
Kryeziu: Kurti s’mund të mandatohet, s’ia vlen qeveria me këta deputetë – zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Kurti s’mund të mandatohet, s’ia vlen qeveria me këta deputetë – zgjedhje të jashtëzakonshme

30 October 2025
Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

30 October 2025
E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

30 October 2025
Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu