Jurgen Klopp ka dhënë një deklaratë interesante dje pas barazimit 2-2 të Liverpoolit ndaj Manchester United.
Liverpool bëri një hap fals me këtë barazim, duke e humbur kreun e tabelës, me Arsenalin që tashmë ndodhet si lider, ndonëse me pikë të njëjta me Reds, por me golaverazh më të mirë.
Pas ndeshjes, tekniku gjerman u pyet për duelin që do të zhvillohet në vazhdim mes Manchester United dhe Arsenalit, ku skuadra e Ten Hag do ta mirëpresë në Old Trafford skuadrën e Mikel Artetas.
Klopp u shpreh se nëse Manchester United zhvillon një lojë siç zhvilluan kundër tyre, atëherë ai është i bindur se Arsenali do të triumfojë, shkruan Sinjali.
“Arsenali është një ekip i mirë futbolli. Nëse Man United luan si sot, Arsenali do ta fitojë ndeshjen. Jam 100% i sigurt për këtë”, deklaroi ai.
