2 fëmijë janë goditur nga një veturë në një aksident rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se 2 fëmijët u dërguan në spital për trajtim.
Sot rreth orë 14:45 policia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe 2 fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital, tha ai./InLajmi/