Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mori pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES), përcjell InLajmi.
Kurti tha se është kënaqësi për t’u bashkuar në takimin e liderëve me temë ‘’Ne qëndrojmë së bashku për Evropën tonë’’
Ai gjithashtu tha se Kosova është përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.
Postimi i plotë i tij:
Një kënaqësi për të marrë pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve dje në Bukuresht, me temë “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë!” Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta./InLajmi/