Erdhi me bujë të madhe, por ish-Topi i Artë, Karim Benzema, duket shumë pranë largimit nga skuadra arabe.
Francezi nuk ka shënuar gol që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ndërsa i pyetur për formën, ai ka fajësuar të tjerët dhe ka lënë hapur derën e largimit.
“Nuk është loja e njëjtë këtu, dallojnë edhe lojtarët. Për këtë arsye nuk jam Benzema i mëparshëm. Është viti im i parë këtu.
Më duhet mbështetje e ndihmë në fushë, unë i vetëm nuk mund t’i fitoj ndeshjet”, ka thënë francezi, transmeton Tëvë1.
Burimet pranë futbollistit kanë thënë me siguri se ai do të largohet nga kampionati arab në fund të këtij sezoni.