Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se nëna 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
3 fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore, nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Tutje thuhet se tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme.
Njoftimi i plotë nga SHSKUK:
Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë.
Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
3 fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme. /InLajmi/