Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se mbi 40 pjesëtarë të komunitetit serb nga Komuna e Leposaviqit morën pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti këtë të mërkurë për të diskutuar për shqetësimet dhe kërkesat e tyre specifike.
Ministri Krasniqi në Debat Plus, ka theksuar se mbi 3 mijë qytetarë nga Komuna e Leposaviqit kanë aplikuar për subvencione të ndryshme në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, duke e vlerësuar këtë si një shenjë të rëndësishme se Republika e Kosovës po punon për të ofruar shërbime të nevojshme për qytetarët në veri të vendit, përcjell Dukagjini.
“Mbi 3 mijë qytetarë kanë aplikuar për subvenciom të ndryshëm në fushën e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë dhe këto janë shenja të rëndësishem se Republika jonë atje përmes zyrave të kryetarit po ka mundësi. Në takimin me kryeministrin Kurti edhe neve sot, aty ishin mbi 40 pjesëtarë të komuniteti serbë nga Komuna e Leposaviqit, të cilët biseduan hapur për brengat e tyre për kërkesat e tyre specifike sesi edhe qeverisja lokale dhe ajo qendrore mund t’i qëndroj… Kjo tregon për një pasqyrë tjetër të veriut tonë”, ka deklaruar Krasniqi.