Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave pas tërmetit në Tajvan i cili la disa të vdekur e të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përcjell InLajmi.
Hoti tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.
Postimi i plotë i tij:
Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta.
Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore. /InLajmi/