236.2 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës për 3 muajt e parë të vitit 2024.
Sipas këtij institucioni rritja është 25.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 12.2% shprehur në përqindje.
“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në kumtesë, shkruan KlanKosova.
ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.