Nga nesër më 2 prill, ora 06:00 e mëngjesit e deri më 4 prill, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorë pa bagazhe dhe për personat me probleme shëndetësore, shkruan Tëvë1.
“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore. Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:+30 210 721 1711”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.