Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, përcjell InLajmi.
Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi, theksoi Haradinaj.
Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Nimani na bashkoi për iftar bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit, tha ai.
Para vetes kemi shumë punë e përgjegjësi, tema që kërkojnë trajtim me shumë kujdes e maturi. Kosova do të bëhet ashtu siç e meriton qytetari, përfundoi Kreu i AAK-së.
Postimi i plotë i tij:

Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi.
Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe SHBA.
Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Nimani na bashkoi për iftar bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit.
Para vetes kemi shumë punë e përgjegjësi, tema që kërkojnë trajtim me shumë kujdes e maturi. Kosova do të bëhet ashtu siç e meriton qytetari!/InLajmi/