Xavi Alonso nuk do të jetë pasardhës i Jurgen Klopp te Liverpulit.
Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, ish-futbollisti i “Redsave” pritet të vazhdoj të drejtojë Bayer Leverkusenin edhe për sezonin e ardhshëm.
Alonso ishte një nga objektivat e Liverulit për trajner të ri, pasi Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.
Tekniku spanjoll do të qëndroj te Bayer Leverkuseni, pasi qysh në sezonin e tij të parë si trajner, është afër për ta fituar titullin e kampionit në Bundesligën gjermane, shkruan IndeksOnline.
Për Alonson, interesim ka shfaqur edhe Bayern Munich të cilët e shohin si zëvendësues të Thomas Tuchel.
