Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë Komisionin Hetimore.
Kjo pasi sipas saj, nëse nuk kanë çfarë të fshehin atëherë le të votojnë.
Kica-Xhelili ka thënë se fakti që i rezistojnë çdo komisioni parlamentar, flet shumë për ta.
“Prapo po ndjeheni mirë…asnjëherë s’paska qenë problem me marrë vesh si janë bërë kontratat. Pse po ju pengon komisioni hetimor parlamentar nëse s’keni asgjë për të fshehë, hajde dëshmojeni gabim, ejani në komision, jepni dëshmitë, justifikoni kontratat njëburimore, na demantoni. Fakti që i rezistoni çdo komisioni parlamentar, flet shumë për juve”, shkruan Tëvë1.
“Nga një momentum kur del e kërkon votë në emër të drejtësisë, e largimit të hajnisë, vjen mu justifiku me të kalumën. Të duket disi që e kalumja të shpërlan, as ty, as askënd nuk ju shpërlan…. Me ardhë, me thonë, lenani edhe neve me vjedhë, nuk iu shpërlan. Bërtit sa të duash prej vendit, nuk shpërlahesh, nuk shpërlahesh. Ka qenë diku 600.000 euro vlerë e disa kontratave një burimore, 3 vjet keni organizu protesta. Çka ndodhi me 200 milionë, ku i keni protestat?”, u shpreh ajo.