Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë, përcjell InLajmi.
Haradinaj u shpreh se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga SHBA.
Postimi i plotë i tij:
Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë.
Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga SHBA. /InLajmi/




















