Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka mirëpritur vendimin e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që është marrë të mërkurën, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e KiE-së, përcjellë InLajmi.
Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Postimi i plotë i tij:
E mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare./InLajmi/