Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell InLajmi.
Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane, theksoi Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane./InLajmi/