Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pass shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, SHBA, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik.
Tutje tha se qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi.
Postimi i plotë i tij:
Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, SHBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi. /InLajmi/