Aktori Enver Petrovci ditë më parë ka folur me përçmim ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas tij “pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësues e bodyguarda”. Kjo deklaratë u diskutua në fillim të emisionit Pressing sonte në T7.
Analisti Sadri Ramabaja vlerësoi se aktori Petrovci ka bërë gabim por sipas tij “ai është artist i madh”, percjelle Gazeta Express.
“Leximi i fenomeneve te veçanta të kësaj natyre politike për artistët është i rëndë. Mendoj që ka bërë një gabim të vlerësimit socio-politik të situatës, por jo dhe aq sa ti gjuhen në shpinë siç ju kanë gjuajtur disa ditë rresht. Megjithatë ai është një artist i madh”, tha Ramabaja në Pressing.